Rodrygo: Shpresoj të mos dëmtohem sërish,

“Nuk ka emocion më të madh se të ngremë në qiell një tjetër trofe me Real Madridin”. Është kjo deklarata e dhënë sot nga sulmuesi brazilian Rodrygo, që i gëzohet një tjetër titulli fituar me fanellën e “los blancos”, atë të Kupës Interkontinetale pak ditë më parë. “Jam shumë i lumtur që fitova një titull tjetër. Ne jemi gjithmonë të lumtur që jemi në këto nivele pavarësisht problemeve. Ne kemi një ekip të madh dhe jemi shumë të lumtur”, shtoi më tej braziliani, protagonist në atë triumf me një gol të realizuar. Rodrygo shpreson që sezoni të vijojë pa probleme fizike: “Tani jam mirë, dëmtimin e kam lënë pas. E kam ende pak të vështirë për shkak të dëmtimeve që kam pasur, pasi një muaj isha jashtë, luajta një ndeshje dhe pastaj u dëmtova përsëri. Më duhet të punoj më shumë, të pusho pak për të ndihmuar skuadrën mendërisht. Është e vështirë sepse dëshiron të ndihesh mirë, dëshiron të ndihmosh ekipin, por nuk mundesh sepse je i lënduar. Tani ndihem mirë. E di që nëse jam mirë fizikisht, mund të ndihmoj në shumë mënyra”, tha Rodrygo.

sfidanti.al