Pas largimit të Manuel Nojer dhe dëmtimit të Mark Andre Ter Shtegen te Gjermania është hapur një vend në portë, por dikush e ka refuzuar një mundësi të tillë.
Vetë Bernd Leno ka pranuar se ka refuzuar ftesën e bërë nga Julian Naglesman për ndeshjet e tetorit.
“Më kontaktuan për të më thënë se do të më grumbullonin, por më njoftuan se edhe nuk do të kisha mundësi që të luaja për asnjë minut. Për këtë motiv refuzova ftesën dhe vendosa që të stërvitesha i qetë në Londër. Julian e di fare mirë se unë jam i gatshëm sa herë që Gjermania do të ketë nevojë për mua. Tani jam 32 vjeç dhe kurrë nuk kam patur pretendime kur në portë ishte Manuel ose Mark. Unë gjithmonë kam dhënë më të mirë dhe kurrë s’kam bërë shaka me Kombëtaren”, tha numri një i portës së Fulhamit.
sfidanti.al