Reali njofton blerjen e Carreras nga Benfica

Negociatat midis Real Madridit dhe Benfikës për mbrojtësin e majtë Alvaro Carreras më në fund kanë arritur në një përfundim. Lojtari i lindur në vitin 2003 do t’i bashkohet Blancos dhe do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2031. Klubi spanjoll synon qartë ta bëjë atë një titullar të rregullt për të tashmen dhe të ardhmen.

Deklarata e Real Madridit vijon më poshtë:

“Real Madrid C.F. dhe Benfica kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Álvaro Carreras, i cili do të qëndrojë me klubin tonë për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2031. Álvaro Carreras erdhi nga akademia e të rinjve të Real Madridit, ku luajti midis viteve 2017 dhe 2020 në nivelet U-23 dhe të të rinjve. Ai iu bashkua Benfikës nga Manchester United pasi u shpall lojtari më i mirë nën 23 vjeç i klubit anglez në sezonin 2021-22. Me Benfikën, ai fitoi Kupën e Ligës portugeze këtë vit. Prezantimi i Álvaro Carreras do të zhvillohet të martën, në orën 13:00, në Real Madrid City. Para kësaj, presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, do t mirëpresë Carreras në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit, duke e lidhur atë me klubin si lojtarin tonë të ri për gjashtë sezonet e ardhshme. Pas prezantimit, Carreras do t’u drejtohet mediave në sallën e shtypit të Real Madrid City”.

sfidanti.al