Barazimi përballë Empolit mbrëmjen e kaluar në kampionat, duket se nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Leçes, që kanë vendosur që të shkarkojnë trajnerin Luca Gotti. “Leçe njofton se sot e ka shkarkuar Luca Gottin nga roli i tij si trajner i ekipit të parë. Falenderojmë zotin Gotti për punën e kryer në muajt e fundit me profesionalizëm, përkushtim dhe përkushtim, duke i uruar fat të mirë”, shkruhet në njoftimin e klubit italian. Tek Leçe luajnë edhe dy futbollistët e kombëtares shqiptare Ylber Ramadani dhe Medon Berisha, që tashmë presin të mësojnë emrin e trajnerit të ri. Ndër emrat e parë që qarkullojnë për zëvendësuesin e Gottit janë ata të Marco Giampaolo dhe Gabriele Cioffi. Pas 12 javësh kampionat Leçe qëndron në vendin e 18-të në klasifikim në kuotën e 9 pikë, duke rrezikuar seriozisht qëndrimin në elitën e futbollit italian.
Ramadani dhe Berisha mbeten pa trajner
sfidanti.al