PSG do ndryshojë përsëri? Murinjo në shënjestrën e transalpinëve

Paris Sën Zhermeni iu bashkohet klubeve që janë të interesuar për trajnerin Zhoze Murinjo për sezonin e ardhshëm. ‘The Special One’ që u shkarkua nga Manceseter Junajtid, shihet favoriti për t’u bashkuar me Realin e Madridit që do të ishte një rikthim për të në kryeqytetin spanjoll, por sipas medias angleze, 56 vjecsri mund të vendosë të provojë një aventurë të re edhe në Francë.

Është tabloidi ‘The Sun’ ai që flet për mundësinë e kalimit të Murinjos në Ligue 1 duke bërë të ditur se Murinjo tashmë ka zhvilluar një takim me presidentin e Paris Sën Zhermenit, Naser Al Kelaifi duke i shprehur gatishmërinë për të marrë vendin e Tomas Tuhel në stolin e parizienëve në rast të një dështimi tjetër në Ligën e Kampioneve.

sfidanti.al