Zhoze Murinjo nuk heq dorë nga Milinkoviç-Saviç

Sergej Milinkoviç-Saviç ndoshta nuk zhvilloi një kupë bote të nivelit shumë të lartë, por kredencialet e tij nuk e humbën vlerën. Mediat britanike njoftojnë se Zhoze Murinjo mbetet tepër i interesuar për të, duke e quajtur objektivin kryesor të kësaj vere. Mançester Junajtid kërkon një mesfushor tjetër, pas marrjes së Fredit brazilian, dhe Uillian e Milinkoviç-Saviç janë më të mirët e mundshëm. Do të jetë e vështirë të bihet dakord me Çelsin, por edhe për serbin, Lacio do të kërkojë 100 milionë euro. Pritet të luhen lojëra të mëdha, edhe pse afati i transferimeve është shkurtuar deri në nisje të Premier Ligës.

Sfidanti.al