Lajme te keqija vijne nga Emre Xhan per Liverpulin dhe…Juventusin. Mesfushori eshte demtuar dhe me siguri sezoni eshte mbyllur per te. Lajmi behet i ditur nga tabloidi britanik ‘Daily Mail’ sipas te cilit futbollisti i perfaqesueses gjermane ka shfaqur probleme ne shpine dhe rrezikon te humbase edhe Boterorin.
Emre Xhan u pa per here te fundit te luaje ne 17 mars ne perballjen mes Liverpulit dhe Uatfordit, sfide te cilen e braktisi pikerisht ne pjesen e pare per shkak te nje demtimi ne shpine. Por mesa duket gjendja e tij eshte perkeqesuar sa po mendohet se sezoni i 24 vjeçarit eshte mbyllur perfundimisht.
Juventus prej kohesh ishte vene ne ndjekje te mesfushorit te perfaqesueses gjermane dhe kishte leshuar nje ultimatum futbollistit nga i cili priste pergjigje brenda 10 diteve. Persa i perket perfaqesueses gjermane, pas 2 muajsh nis Boterori ne Rusi dhe nuk dihet sesi do te jete gjendja e tij.
Sfidanti.al