Familjarët vunë baste për transferimin e tij; Stërrixh rrezikon pezullim afatgjatë

Federata angleze e Futbollit ka një rregull të pakontestueshëm; asnjë prej futbollistëve të federuar nuk duhet të vënë bast apo t’u japin informacione familiarëve të tyre, një rregull duket se nuk është respektuar nga Daniel Stërrixh, sulmuesi i Liverpulit që është dhënë me huazim te Uest Bromuic. Sipas asaj qe publikohet te tabloidi ‘The Sun’,  Federata angleze ka hapur hetimet per të, pasi një kushëri i futbollisti vendosi një bast me 10 mijë Paund për kalimin e Stërrixh, një lëvizje kjo që nuk  krye. historitë nuk mbarojnë këtu, ditë më vonë, një tjetër i afërm i sulmuesit anglez vendozsi bast për kalimin e tij te Uest Bromic dhe kjo ndodhi.

Gjithcka duket se ka ndodhur në 17 janar të vitit 2018 kur kushëriri i Stërrixh vendosi bastin dhe ishte kjo që bëri që FA të nisë hetimet e saj. Vetë futbollisti nuk ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me këtë ghistori, por i ka garantuar drejtuesit e klubit se nuk ka thyer asnjë rregull. Ai ka afat deri në 20 nëntor në orën 18:00 që t;u përgjigjet këtyre akuzave që nëse konfirmohen do të sjellin edhe dënimin financiar të futbollistit si dhe pezullimin e tij nga aktivitetet për një kohë shumë të gjatë.

sfidanti.al