E hëna pritet të jetë eksplozive në “Stemford Brixh” dhe djemtë vendas duan që të jenë ata “baruti”. Trajneri Konte, përveç stërvitjes në fushë, e dërgoi ekipin e tij edhe në palestër, dhe ndër të gjithë lojtarët, ai që u dallua më shumë ishte Diego Kosta. Sulmuesi braziliano-spanjoll kërkon të bëjë gjithnjë diferencën (edhe në përballjen Çelsi-Mançester Junajtid për Kupën), duke i kryer ushtrimet me më shumë energji dhe zell se lojtarët e tjerë blu. Jo më kot ai ka qenë futbollisti më i mirë i sezonit deri tani.
Trajneri Konte shpreson që Çelsi të fitojë edhe Kupën e Anglisë, padyshim edhe kampionatin, ndërsa pohon se nuk e ka vendosur ende se cili do të jetë formacioni për të hënën në mbrëmje. E sigurt është që Diego Kosta do të luajë dhe që trajneri italian do të përzgjedhë lojtarët më në formë. Nuk dihet nëse do të jetë Xhon Terri, ndërsa 36-vjeçari mund të luajë ndeshjen e fundit të Kupës në “Brixh”. Kjo, sepse në rast kualifikimi në gjysmëfinale dhe në finale do të luhet në “Uembli”, ndërsa kapiteni 36-vjeçar mund të largohet në verë.
Sfidanti.al