Bruno Hernandes, çfarë komplimenti nga ish-kapiteni Brajan Robson!

Ai që flet ka qenë një nga numrat 7 legjendarë në “Old Traford”. Është pikërisht ish-kapiteni Brajan Robson që lavdëron yllin portugez të Mançester Junajtidit, Bruno Fernandesin. Ish-kapiteni i Sportingut të Lisbonës erdhi në ekip në janar, duke pasur menjëherë ndikim të madh dhe mesfushori i dikurshëm anglez ka mbetur i impresionuar. “Ai ka cilësi natyrale prej lideri, – thotë Robsoni, – Junajtidi kishte shumë vite që kërkonte për një lojtar të tillë. Jo më kot ka qenë kapiten tek Sportingu. Më vjen mirë sepse ndonëse është lojtar sulmues, ai po punon shumë në mbrojtje, duke kërkuar kontribut sa më të madh nga shokët e tij”. Robsoni nuk është një dosido, pasi luajti për Mançester Junajtidin nga 1981 deri në 1994, ishte kapiteni më jetëgjatë i “djajve të kuq”, si dhe mbajti shiritin e Anglisë për 65 ndeshje. Sa për Hernandesin, ai ka shënuar 3 gola e ka shërbyer 4 asistë në 9 ndeshje, por edhe më shumë ka lënë përshtypje për udhëheqjen në fushë.

Sfidanti.al