Brexit po rezulton një pikëpyetje e madhe diplomatike, politike, ekonomike dhe…futbollistike. Cfarë do të ndodhë kur Mbretëria e Bashkuar të lërë Bashkimin Evropian? Cfare rregullash do të ketë për futbollistët? A do të kenë një numër të kufizuar të lojtarëve të huaj klubet angleze duke qenë se ata nuk mund të kenë me statusin e komunitarit?, Duket se konfuzioni është I madh në ato anë gjë që e shpjegon edhe agjentja franceze Xhenifer Mendelevitsh
Kjo e fundit në një intervistë për ‘Presidents Podcast’ shpjegoi se në futbollin anglez po mendohet se si të përballohet situata e Brexit duke qenë se askush nuk e ka idenë se cfarë mund të ndodhë. ‘Janë 2 këndvështrime-tha Mendelevitsh-gjysma e klubeve në Premier League janë në panic, sepse askush nuk e di se cfarë do të ndodhë me to. Për këtë arsye ato janë shumë të kujdesshme në lëvizjet e tyre për blerje futbollistësh, pasi nuk dine se cfarë do t’u ofrojnë atyre sezonin pasardhës’.
Këndvështrimi tjetër ka të bëjë me klubet e mëdha të Premier League që janë të bindura se do të mbajnë status quo-në e tyre të ndërgjegjshme se askujt nuk I intereson një Premier League e dobësuar. ‘Gjysma tjetër e klubeve thotë: ‘Ok nuk ka ndodhur ende asgjë, kështu që bëjmë si gjithmonë dhe më pas të shohim. Ne jemi Premier League dhe nëse do të ndryshojnë rregullat, nuk do të vlejnë për ne, sepse jemi të fuqishëm dhe askush nuk dëshiron të prishë kampionatin më të bukur në botë’. Këto janë për momentum 2 këndvështrimet e Brexitit në premier Leahgue-përfundoi shpjegimin e saj agjendja Mendelevitsh.
Gjithsesi, është dikush që mendon për një zgjidhje. Shumë klube në Angli po mendojnë të blejnë klube në Francë e Holandë sepse në këtë mënyrë ato nuk do të jenë të detyruara të blejnë vetëm lojtarë angleze, por mund të marrin lojtarë edhe nga ato që quhen skuadra satelit
Sfidanti.al