Premier League, Foden dhe Palmer vlerësohen si më të mirët e sezonit të kaluar

Fill Foden dhe Kol Palmer janë zgjedhur në Angli si lojtarët e sezonit. Fantazisti i Sitit është vlerësuar nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë me “Çmimin Lojtari i Sezonit”. Ndërsa fantazisti i Çeslit ka marrë çmimin si “Talenti i Sezonit”. Të dy futbollistët kanë qenë protagonistë me ekipet respektive duke kontriubuar me gola dhe asist. Kjo ishte hera e parë që nga sezoni 2009-2010 që këto çmime i shkojnë dy lojtarëve anglezë.

sfidanti.al