Milani është jashtë. Në mënyrë të pabesueshme jashtë. Juventusi është jashtë. Thuajse në mënyrë të pashmangshme jashtë. Roma është brenda. Mrekullisht brenda. Por mbi të gjitha, në Champions League për herë të parë në histori është kualifikuar Como, skuadra që prej dy vitesh po tregon se si ndërtohet futbolli modern, ndërsa të tjerët duket sikur nuk kanë as dëshirën të marrin shënime.
Në Itali kanë nisur të besojnë se klubi i suksesshëm duhet të ketë një pronësi me shumë burime financiare, por pa dëshirën për t’i shpërdoruar; një president me ide të qarta dhe komunikim të drejtpërdrejtë; një trajner që është figura qendrore e projektit; një drejtor sportiv që ndan të njëjtën filozofi dhe sjell lojtarët e duhur për stilin e trajnerit. Rezultati? Asnjë konflikt i brendshëm, ndonjë teprim i Fabregasit vetëm gjatë ndeshjeve, dhe mbi të gjitha lojë, gola dhe shumë pikë.
Me Comon në Champions, futbolli italian nuk la mangët as kaosin: në javën e fundit u rikthyen edhe përplasjet para derbit të Torinos, një i plagosur rëndë, tifozët e Juventusit që kërkuan shtyrjen e ndeshjes, starti i vonuar me një orë dhe humbja e njëkohshmërisë së takimeve. Një “bingo” i plotë, por pa çmim për t’u marrë, sepse Italia duket tashmë e mësuar me dështimet.
Sezoni 2025/26 do të kujtohet si ai i përjashtimit total të futbollit italian nga elita: mungesa në Botërorin e tretë radhazi, eliminimet nga kupat europiane, polemikat me tenisin, hetimet ndaj arbitrave, kriza në AIA dhe thirrjet për komisarizim të federatës.
Kujtime të mira do të ketë Interi, që pa t’i njiheshin të gjitha meritat, madje edhe nga Antonio Conte. Ndërsa tifozët e Romës do të kujtojnë mrekullinë e Gasperinit: me një skuadër jo perfekte, të ndërtuar keq dhe të korrigjuar vetëm në janar me afrimin e Malenit, ai arriti të siguronte Champions-in dhe miliona euro për një klub që në epokën Friedkin nuk kishte parë kurrë diçka të tillë. Roma tregoi sërish limitet e saj në dy ndeshjet vendimtare të fundit, por gjeti forcën për të marrë atë që kërkonte, falë edhe rikthimit të Dybalas, vendimtar në të dy sfidat dhe pranë rinovimit.
Në të njëjtën kohë kur po bëhet realitet largimi i Giorgio Furlanit, njeriut që konsiderohej burim konfliktesh të brendshme, Allegri dështoi në objektivin kryesor të sezonit, duke humbur madje në “San Siro” ndaj Cagliarit dhe duke vënë në diskutim të ardhmen e tij te Milani. Edhe pse mbetet shumë i vlerësuar, këtë herë është e vështirë të gjenden justifikime: gjithçka ishte gati, por tavolina u përmbys sërish. Skuadra nuk përballoi presionin e “San Siros” dhe fishkëllimat në fund ishin plotësisht të merituara. Në thelb, mungoi “Max” i vërtetë.
Spalletti bëri pjesën e tij, por nuk mjaftoi. Humbjet e pikëve në momentet vendimtare e bënë pothuajse tëpavlefshme gjithë punën e mëparshme, ndërsa klubit do t’i mungojnë miliona euro që mund të ndihmonin ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

