Përforcohet Barcelona, zyrtare ardhja e Sergino Dest nga Ajaxi

Sergino Dest është futbollisti i ri i Barcelonës. Klubi katalanas zyrtarizoi akordin me Ajaxin për blerjen e futbollistit 19 vjecar i cili do të nënshkruajë me nënkampionët e Spanjës një kontratë 5 vjecare deri në 2025. Barcelona dhe Ajaxi e kishin arritur të mërkurën e kaluar, por detajet e vogla të zakonshme bënë që të shtyhej lajmërimi zyrtar i këtij transferimi. Ditën e shtunë, Dest përshëndeti shokët e tij të skuadrës së Ajaxit pas ndeshjes me Vitessen. Fillimisht ishte parashikuar që Dest të udhëtonte për në Barcelonë ditën e diel, por gjithcka u shty për në mbrëmjen e së martës

Barcelona do të paguiajë për kartonin e futbollistit 21 milionë euro shifër së cilës do t’i shtohen edhe 5 milionë Euro të tjerë në formën e bonuseve, ndërsa klauzola e zgjidhjes së kontrarës do të jetë 400 milionë uEuro. Përsa i përket prezantimit të Dest, ai do të zhvillohet këtë të premte në 13:45.

Ndërkaq, të mërkurën mbrojtësi I djathtë kreu vizitat mjekësore, ndërkohë që Koeman i uroi edhe mirëseardhjen në konferencën e tij për shtyp për ndeshjen me Celta Vigon.

Sfidanti.al