Sulmuesja kanadeze Olivia Smith është bërë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit të femrave, duke u transferuar nga Liverpuli te Arsenali për 1 milionë paund. 20-vjeçarja, e cila debutoi ndërkombëtarisht në moshën 15-vjeçare, ka nënshkruar sipas BBC-së një kontratë katërvjeçare me fituesit e Ligës së Kampionëve.
Transferimi i Smith-it thyen rekordin e vendosur nga Chelsea në muajin janar, kur ata nënshkruan me mbrojtësen amerikane Naomi Girma për 900 mijë paund dhe e morën nga San Diego Wave. “Është privilegj dhe nder të firmos për Arsenalin,” tha Smith, pasi konfirmoi lajmin për transferimin. “Ëndërra ime është të garoj për titujt më të mëdhenj këtu në Angli dhe në Europë dhe jam e emocionuar të nis këtë rrugëtim dhe të kontribuoj për ta arritur këtë me Arsenalin.” Smith, e cila nisi të lunate profesionalisht vetëm në vitin 2023, iu bashkua Liverpulin nga klubi portugez Sporting një vit më parë për një shifër rekord për klubin prej pak mbi 200 mijë paundësh.
sfidanti.al