Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard pranon se koha e tij me Real Madridin ishte e vështirë si adoleshent. Ai tha për kanalin YouTube të Topçinjve: “Kur mbërrita në Madrid dhe fillova të stërvitem me ekipin e parë, të gjithë lojtarët e mëdhenj ishin aty, si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bale.
“Të hysh atje, në dhomat e zhveshjes dhe më pas të dalësh në fushë me ta dhe të shikoja cilësitë e tyre. Ishin momente joreale. “Por ishte e bezdisshme. Të gjithë më shikonin si një fëmijë të vogël dhe gjithçka që dëshiroja ishte të shihesha si një lojtar normal. “Mendoj se është gjithashtu normale që kur luan kaq i ri, të tjerët të kushtojnë pak më shumë vëmendje”.
sfidanti.al