Nuk mjaftojnë Mbape e Nejmar, PSG ka edhe hallin e dënimit me 7 ndeshje të Ramosit!

Ndonjëherë futbollistët e kalojnë masën, edhe pse cilësohen si “shembuj për të rinjtë”, apo modele. Ja, Sergio Ramos nuk e paska mbajtur aspak veten dhe e paska ofenduar rëndë gjyqtarin që e përjashtoi nga ndeshja në fushën e Reimsit. Qendërmbrojtësi spanjoll paska nxjerrë nga goja fjalë që nuk i shkruan lapsi dhe për këtë rrezikon të dënohet me 7 ndeshje pezullim në kampionatin francez. Një hall më vete për PSG-në dhe për trajnerin Kristof Galtie, a thua se kanë pak probleme me Nejmarin e Mbapenë.

Sfidanti.al