Spezia përforcon mbrojtjen teksa blen përfundimisht kartonin e Ardian Ismajlit nga Hajduki i Splitit me futbollistin që firmos një kontratë deri në vitin 2023. Vetë klubi i Spezias zyrtarizoi ardhjen e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare nëpëmjet një komunikate për shtyp,
‘I lindur në Majac të Kosovës, qendërmbrojtësi i fortë ka ditur të bjerë në sy me fanelën e formacionit historic kroat duke zhvilluar 28 ndeshje në kampionatin e fundit -lexohet në komunikatën e Spezias-i lindur në vitin 1996, Ismajli ka edhe një eksperiencë të mirë ndërkombëtare teksa me kombëtaren shqiptare ka zhvilluar 11 ndeshje që nga dita e debutimit të tij në 17 nëntor të 2018 kundër Skocisë. Mirësevjen Ardian!’.
Sfidanti.al