Ishte një vizitë e vecantë ajo që morën disa të moshuar në zonën veriore të Londrës. Jose Mourinho u shfaq përkrah shoqatës Age UK për t’u shpërndarë atyre mallrat e nevojshme për personat e ngujuar në shtëpi për shkak të emergjencës coronavirus.
Ishte kjo një ndihmë për ata që do të jenë të detyruar të rrinë të mbyllur për 3 javët e ardhshme duke zbagtuar këshillat e autoriteteve shëndetësore në Britaninë e Madhe. Veprimi I Mourinhos bëri menjëherë xhiron e botës teksa video e tij u shfaq në rrjetet sociale me portugezin që fitoi mirënjohjen dhe vlerësimin e të gjithë tifozëve të Tottenhamit dhe jo vetëm.
Sfidanti.al