Neymar pas rikthimit te Santos: Emocion i veçantë

Pas rikthimit te Santos, Neymar dërgoi një mesazh për tifozët e shumtë të skuadrës braziliane. “Djema, thuajse po kthehem pas në kohë. Jam këtu me miqtë dhe familjen. Më ndihmuan të shkruaj disa gjëra. Thjesht mezi pres deri nesër. Familja dhe miqtë e mi tashmë e dinë vendimin tim. Do të nënshkruaj kontratën me Santos. Dua të falënderoj tifozët nga e gjithë bota, të cilët kanë dëshiruar që ky moment të realizohet”. “Kanë kaluar gati 12 vjet që kur jam larguar nga vendi më i famshëm në botë. Dhe duket sikur dje. Ndjenja ime për klubin dhe tifozët nuk ka ndryshuar kurrë”, tha ai.

sfidanti.al