Në Francë, Marseille ëndërron Cristiano Ronaldo e Zidane

Procesi i blerjes së Olympique Marseille nga ana e Mohamed Ayachi Ajroudi duket se ka nisur. Sipërmarrësi franko-tunizian dëshiron që të kthejë skuadrën marsejeze në majat e futbollit francez dhe për këtë arsye është gati të kalojë edhe kufijtë teksa në një intervistë të dhënë ditën e premte spekuloi me mundësinë e ardhjes te Marseille të Cristiano Ronaldos e Zinedine Zidane.

Në lidhje me sulmuesin portugez, Ayachi pohoi: ‘Një ndër futbollistët që nuk do të harroj kurrë në jetën time është Cristiano Ronaldo. Më pëlqejnë respekti dhe disiplina dhe ai i mishëron këto. A e ëndërroj ta sjell te Marseille? Në jetë gjithcka është e mundur. Është bujar dhe ka dhënë gjithcka. Dridhem kur e shoh, do të ishte një ëndërr, por është një detyrë e Boudjelall ‘.

Ndërsa për Zinedine Zidane, Ayachi tha se është zëvendësuesi ideal i Andre Villas Boas. Për më tepër trajneri aktual i Realit të Madridit u fol edhe më parë për të marrë drejtimin e Marseillës në vitin 2015 në vend të Marcelo Bielsës, por në fund vendosi të vijojë punën me Los Blancos dhe bëhet fjalë për etapën e tij të parë te skuadra merenges. Fati do që të thotë se Zidane ka lindur pikërisht në Marseille dhe aty është një idhull I vërtetë, kushedi nëse ai edhe do ta kthejë në vendlindje.

Sfidanti.al