Napoli kundër Barcelonës ka si tifoze speciale një Mis të Italisë!

Ajo e ka emrin Zeudi di Palma dhe në vitin 2021 fitoi çmimin e bukurisë së vendit të bukur të Apenineve duke lënë pas vajzat e tjera. Është napolitane, është 20 vjeç dhe pas përfundimit të Liceut Shkencor studion për sociologji në Universitetin “Frederiku II” në Napoli. Ajo ka pasion për sportet e sidomos për futbollin dhe pritet që skuadra e trajnerit Luçiano Spaleti ta ketë mbështetjen e saj (ndonëse nga larg) për ndeshjen ndaj Barcelonës në Ligën e Europës. Për momentin, vajza thotë se nuk është e fejuar, ndonëse mund ta ketë një të dashur, kurse “fejesën” duket se e ka me skuadrën e Maradonës.

Sfidanti.al