Futbollistët ose duhet të jenë lojtarë të Mançester Junajtidit, ose duhet të mos jenë aspak. Zhoze Murinjo nuk ka ndërmend të japë lojtarë hua në janar, për t’i rikuperuar më vonë. Trajneri duket se e ka ndarë mendjen se i duhen paratë dhe se do të përpiqet, me to, të sjellë në “Old Traford”, ata që dëshiron vetë.
Lojtarët që mund të largohen pas pak ditësh janë Antoni Marsial, Morgan Shneiderlin dhe Memfis Depai, që të gjithë jashtë planeve të portugezit. Marsial u mor për 25 milionë stërlina nga Sauthemptonit, dhe Murinjo dëshiron të fitojë pak a shumë po kaq nga shitja e kartonit të tij. Për këtë arsye, ai hodhi poshtë një dëshirë të Seviljes për ta marrë hua sulmuesin francez. Junajtid, po ashtu hodhi poshtë 13 milionë euro të ofruara nga Uest Brom për Shneiderlinin.
“Unë nuk dua të largoj asnjë lojtar, – tha “Mou”, – klubi po ashtu është me mua, por nëse një lojtar nuk luan aq sa dëshiron, atëherë ai mund të largohet nëse ka dëshirë, veçse jo në formë huazimi. Vetëm portieri Sem Xhonston mund të jepet hua”.