Murinjo : Ndeshjet miqësore janë bërë..armiqësore për futbollin

Zhoze Murinjo është zemëeruar shumë, për shkak të dëmtimeve që pësuan lojtarët e tij që luajtën me përfaqësuesen angleze, kështu që ai nuk do të mund të llogarisë në ndeshjen e ardhshme të Mançester Junajtidit shërbimet e Kris Smollingut dhe Fill Xhonsit. Smollingu u dëmtua në ndeshjen miqësore me Gjermaninë, ndërsa Xhonsi në një nga seancat stërvitore të përfaqësueses angleze. Në ndeshjen me WBA-në, Murinjo nuk do të ketë në dispozicion as Pogban e dëmtuar dhe as Hererën dhe Ibrahimoviçin të pezulluar. “Unë jam, plotësisht, kundër ndeshjeve miqësore”, thotë Murinjo, duke shtuar se “ndeshjet miqësore kanë kuptim vetëm para fazës finale, disa javë para Evropianit ose Botërorit, atëherë, po, kanë kuptim. Por, ndeshjet miqësore në mes të sezonit, të përzier me ndeshjet kualifikuese, nuk kanë asnjë kuptim. Shikoni se çfarë ndodh, të angazhuar në përfaqësuese ne kishim 13 lojtarë, kur WBA-ja vetëm një! Lojtarët e saj do të jenë të freskët, ndërsa tanët nuk do të jenë të tillë”, thotë Murinjo.

sfidanti.al