Mourinho, barazim i hidhur në Tottenham-Newcastle dhe polemika

Imazhet e fundit nga stadiumi i mrekullueshëm i Tottenhamit; pas barazimit me penallti të Neëcastle në minutën e 97, në të 98 mbyllet ndeshja, Jose Mourinho hyn në dhomat e zhveshjes pas golit të Wilson nga pika e bardhë, Harry Kane që shkon t’i thotë dicka arbitrit Peter Bankes që e ndëshkon me karton të kuq sulmuesin. Kjo ka bërë që në rrjetet sociale të shpërthejnë polemikat

Ja si e komention Gary Lineker në Tëitter penalltinë e akorduar në favor të Newcastle: ‘Qesharake. Rregulli i ri për prekjet e topit me dorë është qesharak. Na riktheni lojën tonë’. Po në Twitter një peshë e rëndë e informacionit si Piers Morgan thotë: ‘VAR është shumë më i keq për futbollin në krahasim me Covid 19’.

Pesëmbëdhjetë minuta pas mbylljes së ndeshjes flet Mourinho dhe gtë gjithë presin një deklaratë të furishme, por portugezi preferoi të evitojë telashet megjithatë ai nuk heq dorë nga ironitë. ‘Nuk mendoj asgjë për penalltinë. Preferoj të flas për paraqitjen e  skuadrës sime, fantastike-tha Mourinho-në pjesën e parë goditëm 2 herë shtyllën dhe portieri Darlow ishte i jashtëzakonshëm. Në pjesën e dytë kontrolluam situatën duke u përpjekur të mbanim topin jashtë zonës sonë sepse është speciale. Nëse duhet të bëj solidaritet, preferoj të jap paratë e mia për ata që kanë nevojë dhe jo Federatës’.

Sfida mes Tottenhanit dhe Newcastle përfundoi në mënyrë të pabesueshme,  duke parë lojën dhe rastet e krijuara nga skuadra londineze. Hotspurs e mori avantazhin në minutën e 25  me Lucas Moura pas një assist të Kane. Pas kësaj Tottenham u shfaq si një uragan në portën e Newcastle me Son që goditi 2 herë sbhtyllën, ndërkohë që Darloë bëri 4 pritje të jashtëzakonshme.

Në pjesën e dytë Tottenham hyri pa Son në fushën e lojës të dëmtuar. Rendimenti i londinezëve ra, por skuadra nuk ka asnjë dyshim që e pati krejtësisht në kontroll situatën. Kane, Lo Celso, Sanchez, Moura e Lamela kërkuan golin e dytë, por Darlow rezistonte. Në minutën e 93 ndodhi edhe episodi ‘famëkeq’. Dier preku topin me dorë teksa ishte në rënie e sipër, VAR sinjalizon Bankes që pa videon dhe akordoi 11 metërshin. Wilson shënoi në 1-1, ndërsa për Tottenhamin faji i vetëm i të cilit është se nuk shënoi gola të tjerë, zemërimi ishte në nivelet më të larta

Sfidanti.al