Pas humbjes me Juventusin, Milani duhet të ringrihet dhe duhet ta bëjë këtë menjëherë. Në këtë sezon kaq intensive, kuqezinjtë do të kthehen në fushën e lojës që të shtunën në mbrëmje për të mbrojtur vendin e parë në klasifikim dhe do ta bëjnë në kulmin e emergjencës. Në sfidën ndaj bardhezinjve, Milani tregoi se ishte në gjendje që të përshtatej, Calabria në mesfushë ishte ndër më të mirët, por Pioli pret me ankth rikthimin e titullarëve.
Nëse për Rebic e Krunic, që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në prag të sfidës në San Siro, është i pamundur caktimi i një date për rikthimin, riaktivizimi I Zlatan Ibrahimovic që mungon që nga fillimi i muajit nëntor duket se është shumë pranë. ‘Është më mirë, ndeshja tjetër është pas 3 ditësh. Besoj se në Cagliari do të jetë-tha Pioli në lidhje me suedezin. Ibrahimovic e kaloi problemin në pulpë dhe mund të grumbullohet për ndeshjen e Kupës së Italisë për të riveshur fanelën e titullarit kundër sardëve në kampionat
Disa ditë durimi duhet treguar edhe për Ismael Bennacer dhe Alexis Saelemaekers, që po përballen me problemet muskulare e për të cilët parashikohet edhe një javë e gjysmë ende jashtë fushave, ndërsa për Matto Gabbian koha është më e gjatë, rreth 1 muaj. I vetmi lajm i mirë në këtë moment për Piolin është rikthimi në mesin e fushës të Tonalit pas skualifikimit.
Ndeshja me Juventusin tregoi se Pioli ka në duar një skuadër të aftë e përbërë nga futbollistë të dobishëm dhe gati për të sakrifikuar dhe të luajnë jashtë rolit të tyre, por trajneri e ka me ngut rikuperimin e të gjithëve sepse klasifikimi është i ngushtë. Interi është vetëm 1 pikë larg dhe kuqezinjtë nuk mund të gabojnë më.
Sfidanti.al