Mediat angleze thërrasin “Ku je Francë”, por bilanci në 20 vjet “nxin”!

Në total, ekuilibri është në favor të ekipit që ndodhet në veri të La Manshit (apo Kanalit Anglez). Anglia ka bilanc mjaft pozitiv me Francën kur vjen puna te përballjet e kombëtareve të futbollit, por kjo vlen deri në një farë mase. Shpikësit e futbollit gëzojnë supremacinë ndaj rivalëve të çerekfinales së Botërorit në Katar falë traditës më të hershme dhe forcës së dikurshme, aq sa arritën 6 fitore radhazi fillimisht dhe patën 10 fitore në 11 ndeshje deri në 1955. Gjithsesi, me të lënë pas vitin 1997, “tre luanët” sikur i harruan fitoret. Në 25 vjet (çerek shekulli) kanë vetëm një sukses, 2-0 në miqësoren e vitit 2015, ndërsa janë plot 5 humbje e 2 barazime. Sidoqoftë, shumica kanë qenë miqësore, ndërsa në sfida zyrtare kemi vetëm 1 fitore franceze (2-1 në Euro 2004), dy barazime (1-1 e 0-0) si dhe dy fitore të Anglisë veçse në vitet e largëta 1966 dhe 1982.

Sfidanti.al