Kylian Mbappe u prezantua mesditën e së martës si lojtari më i ri i Real Madrid. Ylli francez përmbushi ëndrrën e tij për të luajtur me Los Blancos, ndërsa në fjalët e para para tifozëve në Bernabeu, theksoi se do të jepte edhe jetën e tij për fanellën e Real Madrid. “Do të përpiqem të flas në spanjisht për këto fjalët e mia të para… Është e pabesueshme të jem këtu. E pabesueshme. Kam fjetur për shumë vite me ëndrrën për të luajtur për Real Madridin dhe sot jam një djalë i lumtur. Ëndrra po bëhet realitet. Së pari dua të falënderoj presidentin që më besoi që nga dita e parë, sepse shumë gjëra kanë ndodhur, tani jam lojtar i Real Madridit. Është një ditë e pabesueshme për mua të jem këtu, kështu që falënderit të gjithëve ju që jeni këtu në stadium.
Mund të them se do të jap jetën time për këtë fanellë, gjithashtu dua t’u dërgoj një mesazh fëmijëve këtu si ju, edhe unë pata një ëndërr dhe sot e bëj realitet: me pasion dhe ëndrra mund të arrini gjithçka që dëshironi. Tani jam unë këtu, por një ditë mund të jetë radha jote. Jam shumë i emocionuar, fazat për të arritur këtu ishin të shumta dhe jam krenar që jam lojtar i klubit të ëndrrave të mia dhe i klubit më të rëndësishëm në botë. Tani nuk do të them asgjë tjetër përndryshe do të qaj… Vetëm një Hala Madrid”, ishin fjalët e Mbappe para tifozëve në Bernabeu.
sfidanti.al