Presidenti i Interit, Beppe Marotta, ka reaguar ashpër ndaj kritikave të shumta që po i bëhen mbrojtësit Alessandro Bastoni, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe të ekzagjeruara.
Numri një i zikaltërve theksoi se është e papranueshme mënyra se si po trajtohet lojtari pas eliminimit të Italisë. “Është vërtet e turpshme ajo që po ndodh me Bastonin, sikur të ishte fajtor për diçka shumë të rëndë. Eliminimi i kombëtares ka shkaqe shumë më të thella dhe nuk mund të reduktohet tek një individ i vetëm”, u shpreh Marotta.
Ai shtoi se gabimet janë pjesë normale e futbollit dhe e jetës, duke kritikuar edhe klimën e përgjithshme në Itali: “Të gjithë mendojnë se janë ekspertë dhe japin gjykime pa e njohur realisht situatën. Bastoni ka gabuar, por kjo është njerëzore. Nuk mund të kryqëzohet një lojtar për një episod”.

