Marco Reus gjen ekipin e ri

Marco Reus e ka gjetur ekipin e ri. Ish-mesfushori i Borussia Dortmund dhe LA Galaxy kanë arritur një marrëveshje, me 35-vjeçarin që sipas raportimeve të medieve gjermane, sezonin e ardhshëm do të luajë në Amerikë. Palët kanë rënë dakord që të firmosin për një sezon, me mundësinë e zgjatjes së kontratës pas përfundimit. Në ditët e ardhshme, Reus planifikon që të udhëtojë drejt SHBA për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas për të firmosur kontratën. Reus u largua nga Borussia Dortmund këtë verë, ndërsa kishte mbajtur për 12 vite veshur fanellën “verdhezi”.

sfidanti.al