E ardhmja e Claudio Marchisios duket se është në politikë. Sipas të përditshmes ‘Stampa’, Partia Demokratike po mendon me të vërtetë për të propozuar ish mesfushorin e Juventusit si kandidat për Bashkinë e Torinos me partinë e qendrës së majtë që prej ditësh po studiojnë disponibilitetin e Marchisios
Ish futbollisti në vitet e fundit ka shfaqur një lloj vëmendjeje përsa u përket temave sociale dhe për shkak të emergjencës coronavirus, zgjedhjet administrative pritet të shtyhen për në muajin tetor.
Përgjigjja e ish futbollistit të kombëtares italiane duket se ka qenë se do të mendohej, por jo përpara se të ketë studiuar dhe duke parë se këto zgjedhje do të shtyhen, Marchisio do të ketë kohën e mjaftueshme për të bërë vlerësimin nëse do të impenjohet në politikë apo jo
Nëse Marchisio do të pranojë sfidën, një prej rivalëve të tij kryesorë do të jetë kandidati i qendrës së djathtë, Paolo Damilano.
Sfidanti.al