Manchester United pret sot Chelsean në kampionat, pasi ka marrë vetëm katër pikë nga katër ndeshjet e para në Premier League dhe ka pësuar një humbje të thellë 3-0 në derbi kundër Manchester City-t. Megjithatë, pavarësisht thashethemeve për shkarkimin e tij të mundshëm, trajneri Ruben Amorim ka treguar besimin e tij në idetë e tij, duke përsëritur vazhdimisht se nuk ka ndërmend të bëjë ndryshime thjesht për të “mbijetuar” në situatën aktuale.
Edhe në konferencën për shtyp para ndeshjes, ai deklaroi: “Flitet që Ratcliffe dëshiron të ndryshojë formacionin në 3-4-2-1? Jo, jo, jo,” u përgjigj ai menjëherë. “Askush, madje as Papa, nuk po më detyron të ndryshoj. Kjo është puna ime. Kjo është përgjegjësia ime. Kjo është jeta ime. Kështu që nuk do të ndryshoj asgjë.”
sfidanti.al