Liverpooli përgatit 65 milionë euro për Endrick

Liverpooli po përgatit një ofertë prej 65 milionë eurosh për Endrickun, duke synuar transferimin e sulmuesit brazilian nga Real Madridi para mbylljes së afatit kalimtar. Klubi anglez e ka ndjekur prej kohësh situatën e 20-vjeçarit dhe raportohet se është gati të bëjë një lëvizje konkrete për ta sjellë atë në “Anfield”. Interesimi i Liverpoolit nuk është i ri. Edhe në qershor ishte raportuar për një ofertë të mundshme për Endrickun, e cila atëherë kapte rreth 70 milionë euro.

Një propozim prej 65 milionë eurosh do ta vendoste Real Madridin përballë një dileme të rëndësishme. Madrilenët paguan fillimisht 35 milionë euro për transferimin e brazilianit nga Palmeiras, ndërsa marrëveshja mund të arrinte deri në 60 milionë euro me bonuset.