Ministrja franceze kërkon dënim për lojtarët që nuk moën pjesë në dënimin e homofobisë

E thënë shqip, fjala është për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve, një temë që krijon shpesh probleme. Liga e Parë e Francës organizoi një aksion në mbështetje të tyre, që e quajti luftë ndaj homofobisë, por jo gjithkush ishte i lumtur. Pati lojtarë që nuk deshën të luanin këtë javë dhe mes tyre ishin edhe Mostafa Mohamed i Nantës dhe Zakaria Abduhal i Tuluzës. Të dy janë myslimanë, ndërsa tek Tuluza ishin gjithsej 5 lojtarë që nuk deshën të ishin në fushë. Ata u shprehën se i mbrojnë të drejtat e njerëzve, por duan edhe të respektojnë parimet e tyre. Ministrja Ameli Udea-Kastera deklaroi se Liga duhet të marrë masa ndaj tyre.

Sfidanti.al