Shansi mbetet, por jo nga kampionati. Olimpik i Marsejës përjetoi një ndeshje të çmendur në fushën e Gingompit në ligën franceze, duke dalë 3-3 dhe duke rrezikuar kualifikimin për në Champions. Mungesa e Dmitri Pajesë u ndje fort, edhe pse marsejezët kryesuan 2-0 në pushim. Shënuan Zhermen e Toven, por sfida do të ishte e çmendur. Vendasit, shumë më modestë, përmbysi gjithçka duke treguar edhe një herë dobësinë në mbrojtje të OM-së. Grenie realizoi dy herë (një me penallti) dhe Brian shtoi një tjetër rrjetë.
Çmenduria u bë e plotë për Marsejën ku portieri Mandanda doli me të kuqe, ndërsa Sarr pësoi dëmtim dhe e la ekipin me 9 lojtarë. Toven iu përgjigj edhe një herë thirrjes për ndihmë nga ekipi i tij duke barazuar rezultatin, por shpresat për në Champions nga Ligue 1 duken të zbehta. Lioni mund të fitojë në Strasburg dhe Monako në shtëpinë e vet ndaj Sent Etienit. Championsi do të diskutohet në finalen e Ligës së Europës ndaj Atletikos së Madridit.
Sfidanti.al