Rendimenti i dobët pas dy javëve të para në Bundesligë ka shërbyer për të drejtuesit e klubit që të investojnë përsëri në merkato. Nënkampionët e Gjermanisë kanë bërë me dije se kanë gjetur akordin me Monaco-n sa i përket shërbimeve të sulmuesit të krahut të majtë, Eliesse Ben Seghir. 20-vjeçari prej ditës së sotme është një lojtar i Leverkusen dhe pas ndeshjeve të kombëtareve pritet që të jetë nën urdhërat e Erik ten Hag. Për të siguruar shërbimet e mëngjërashit, Leverkusen i pagoi 32 milionë euro klubit të principatës, por në rast se se lojtari arrin të performojë siç duhet në “BayArena” atëherë shifra përfundimtare pritet që të jetë 35 milionë euro.
sfidanti.al