Barcelona do të aplikojë për një kredi të re pasi për momentin shifra që mori pak kohë më parë nuk mjafton për të mbyllur punimet në komplesin “Espai Barça”.
Sipas medieve spanjolle Laporta do të kërkojë lejen për të marrë kredinë e re në një mledhje të jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme. Numri një i klubit, i cili fitoi bindëshëm zgjedhjet presidenciale duke mundur Victor Font, nis detyrën më 1 korrik.
Në pesë vitet e ardhshme atë e pret një punë mjaft e vështirë pasi nga llogaritë e bëra kredia prej 1.450 miliardë eurosh që klubi mori nga një grup bankash të kryesuara nga “Goldman Sachs” nuk mjafton për të mbyllur punimet në kompleksin “Espai Barça” si dhe në stadiumin e ri “Spotify Camp Nou”.

