Frenk Lampard do te nise nje karriere te re futbollistike, ate te trajnerit. Ish kapiteni i Çelsit eshte zyrtarisht tekniku i ri i Derbi Kauntit qe luan ne Championship dhe qe kete sezon iu afrua shume ngjitjes ne Premier League.
Derbi Kaunti nepermjet profilit te tij ne Twitter zyrtarizoi lajmin per ardhjen ne pankine te Lampard qe firmosi nje kontrate 3 vjeçare me kete klub. Zerat per impenjimin e ri te ish mesfushorit te perfaqesueses angleze po qarkullonin prej kohesh ne Britanine e Madhe, por vetem tani u be zyrtarizimi i tij.
Sfidanti.al