Reali ofron një pasuri të tërë për futbollistin e Lacios

Sergej Milinkoviç-Saviç po zhvillon njësezon fantastik me bluzën e Lacios dhe, momentalisht, është një ngamesfushorët më të kërkuar në botë. Gjatë javëve të fundit, ka pasur lajme se për shërbimet e tij janë interesuar disa klube të mëdhenj, midis tyre Mançester Junajtidi dhe PSZH-ja, por gazeta “Marka” shkruan se ka shumë mundësi që ai të transferohet për te Reali i Madridit që thuhet se është gati të paguajë deri në 100 milionë euro për angazhimin e këtij futbollisti serb, ndërkohë që pritet që për të do të ketë një konkurrencë të fortë me ekipet e tjerë të lartpëmendur.

Serbi Milinkoviç-Saviç, gjatë këtij sezoni, ka luajtur në 32 ndeshje me bluzën e Lacios, ndërsa ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë gjashtë asistenca golash.

Sfidanti.al