Real Madrid, trajneri Solari e konfirmon: Benzema nuk do të operohet

Karim Benzema nuk do të operohet. Kjo është ajo që ka deklaruar trajneri i Realit të Madridit, Santiago Solari në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të luajë me Sevijën duke hedhur poshtë të gjitha zërat e orëve të fundit që po qarkullonin në media në lidhje me këtë cështje

‘Presim që ai të jetë me ne këtë paradite si dhe në javën e ardhshme-tha Solari-dëmtimi i Benzema nuk është i tillë që të largon nga futbolli dhe se ai nuk do të mungojë në ndeshje’
Ndërkaq, Isko dhe Marselo bëhen sërish protagonistë në konferencën e shtypit të Solarit me këtë të fundit që duket se nuk janë në preferencën e trajnerit

‘Për Iskon mund t’u jem përgjigjur 100 pyetjebe këto ditë dhe gjithnjë them të njëjtën gjë, është një futbollist fanatastik si të gjithë lojtarët e tjerë të Realit të Madridit dhe me të cilin do të tentojmë të fitojmë të gjithë duelet. Marcelo është një ndër mbrojtësit e krahut që kanë fituar më shumë trofe në historinë e futbollit dhe të gjithë i njohim cilësitë e tij. Ne po punojmë që të gjithë futbollistët të jenë në formën e tyre më të mirë’

sfidanti.al