Karius i pafat, mbyll sezonin

Përfundim i trishtuar i sezonit për Loris Karius. Portieri gjerman, bashkëshort i gazetares së njohur sportive italiane Diletta Leotta, u detyrua të zëvendësohej gjatë ndeshjes së stuhishme 3-3 kundër Furth për shkak të një dëmtimi të rëndë. Schalke 04 dha një përditësim të hidhur mbi gjendjen e portierit, ish-lojtar i Liverpool-it dhe Neëcastle-it. Siç u komunikua nga klubi, “Loris Karius pësoi një dëmtim muskulor (në këmbën e majtë) pak para pjesës së parë gjatë ndeshjes në transfertë kundër SpVgg Greuther Fürth. Diagnoza u konfirmua përmes një ekzaminimi të kryer të hënën. Ai nuk do të mund të rikthehet më në fushë gjatë këtij sezoni”.

sfidanti.al