Kane flet për të ardhmen te Bayerni: Do e vendos në muajt në vijim!

Harry Kane ka hedhur poshtë zërat e merkatos që e lidhin me një largim të mundshëm nga Bayern Munich verën e ardhshme. Sulmuesi anglez, i cili ka kontratë deri në vitin 2027, teorikisht mund të aktivizojë një klauzolë largimi në fund të sezonit, por sipas tij kjo nuk është një çështje që duhet të shqetësojë klubin dhe tifozët. Në moshën 32-vjeçare, kapiteni i Anglisë po kalon një formë të jashtëzakonshme: 24 gola në 18 ndeshje zyrtare dhe një Bayern ende i pamposhtur. Performancat e tij kanë rikthyer interesimin e klubeve të mëdha, mes tyre edhe Barcelona, që kërkon pasuesin e Lewandowskit. Megjithatë, Kane ka mohuar çdo kontakt: “Nuk kam folur me askënd, askush nuk më ka telefonuar”, u shpreh për Bild. Që në fund të tetorit ai kishte lënë të kuptohej se në janar mund të nisnin bisedimet për një rinovim. Tani, anglezi e konfirmon: “Ndjehem shumë mirë këtu. Nuk kemi diskutuar ende për të ardhmen time, por nuk ka asnjë nxitim”. Kane shton se para çdo vendimi për sezonin e ardhshëm, e pret një sfidë madhore me kombëtaren në Kupën e Botës: “Është shumë e pamundur që diçka të ndryshojë pas këtij sezoni. Jam i bindur se në muajt në vijim do të ketë bisedime dhe do të shohim cila është zgjidhja më e mirë”.

sfidanti.al