Juventus, “lëkundet” edhe stoli i Spalletti-t

Te Juventusi fryn erë revolucioni. Pas derbit vendimtar të së dielës kundër Torinos, që do të përcaktojë fatin e bardhezinjve në renditjen finale, në Torino pritet një takim shumë i rëndësishëm mes Luciano Spallettit dhe presidentit John Elkann. Në tavolinë nuk do të jetë vetëm e ardhmja e trajnerit, por edhe ajo e gjithë drejtuesve të klubit. Megjithëse klima në Continassa është e tensionuar, pozitat e Spallettit nuk duken të rrezikuara. Përkundrazi, Elkann besohet se dëshiron t’i japë trajnerit italian çelësat e projektit të ri të Juventusit. Nga ana tjetër, Spalletti kërkon garanci konkrete për merkato dhe investime që skuadra të rikthehet konkurruese në Itali dhe Europë. Vetëm një largim i papritur i vetë teknikut mund të ndryshojë skenarin. Në atë rast, emri favorit për pankinën bardhezi do të ishte Antonio Conte, një rikthim që do të ndizte menjëherë entuziazmin e tifozëve juventinë.

sfidanti.al