Akordi me lojtarin është arritur që në muajin maj, por mes klubeve ende nuk kanë nisur negociatat. Pas shumë e shumë javësh aludime, për transferimin e “tulipanit” holandez, Teun Koopmeiner, tashmë Juventus i ka bërë “Bergamaskëve” të Atalanta edhe ofertën e parë zyrtare, e cila ndryshe nga çfarë pritej është stopuar në 45 milionë euro. Lajmi është konfirmuar nga vetë gazetari i mirënjohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka shtuar se tashmë është gjithçka në dorën e klubeve, me lojtarin që siç theksuam më sipër ka arritur prej muajsh akordin për një kontratë afatgjatë, në Torino. Ndërkaq, kujtojmë se më herët “Zikaltërit” e Atalanta i kanë vënë edhe çmimin “fantazistit” të tyre, për të cilin kërkojnë plot 60 milionë euro, por duke ditur marrëdhëniet e mira mes dy klubeve, pritet që shumë shpejt të gjehet edhe akordi.
sfidanti.al