Julian Alvarez: I lumtur që jam pjesë e Atleticos

Julian Alvarez është padyshim transferimi më i bujshëm i merkatos së kësaj vere, pasi vendosi të largohet nga Manchester City për të veshur fanellën e Atleticos së Madridit, ku firmosi një kontratë të vlefshme deri në verën e 2030-ës. Sulmuesi argjentinas nuk e fshehu entuziazmin për këtë transferim, teksa deklaroi se Griezmann dhe Simeone ishin ata që I kanë shkruar më shumë gjatë kësaj periudhe negociatash.

Si ndiheni që jeni pjesë e Atleticos?
Shumë i lumtur. Më kanë pritur të gjithë në mënyrë fantastike dhe shpresoj t’ua shpërblej të gjithë besimin me paraqitjen në fushën e lojës. Që në nisje të negociatave kam marrë shumë mesazhe nga tifozeria dhe kjo më ka lumturuar jo pak.

Shokët e rinj të skuadrës të kanë kontaktuar?
Griezmann dhe Giuliano Simeone janë ata që më kanë shkruar më shpesh. Por edhe De Paul e Molina më kanë kontaktuar gjatë kësaj kohe. Tani jam i lumtur që do t’i kem shokë skuadre dhe mezi pres t’u bashkohem në stërvitje.

 

sfidanti.al