Sulmuesi argjentinas Julián Álvarez ka reaguar ndaj spekulimeve që e lidhin me një transferim të mundshëm te FC Barcelona, duke theksuar se prioriteti i tij mbetet aktualisht Atlético Madrid. Në një deklaratë për mediat, Álvarez u shpreh se nuk dëshiron të shpërqendrohet nga objektivat e skuadrës në këtë fazë vendimtare të sezonit. “Jemi në pjesën më të rëndësishme të sezonit, me ndeshje shumë të rëndësishme, kështu që përpiqem të përqendrohem në këtë, të bëj më të mirën time, të jem në formë të mirë në mënyrë që të ndihmoj ekipin dhe të arrij gjëra të mëdha këtu në Atlético,” deklaroi ai.
sfidanti.al

