Interi është shumë pranë një goditjeje të rëndësishme në merkaton e verës. Zikaltërit kanë arritur marrëveshjen me mbrojtësin anglez John Stones, i cili do të firmosë një kontratë dyvjeçare deri në vitin 2028. Ish-lojtari i Manchester Cityt pritet të mbërrijë në Milano në orët në vijim për të kryer vizitat mjekësore, përpara zyrtarizimit.
Megjithatë, merkatoja e zikaltërve nuk mbyllet këtu. Ardhja e Stones nuk përjashton atë të Cristian Romeros. Drejtuesit e klubit vazhdojnë të punojnë edhe për afrimin e argjentinasit. Operacioni për mbrojtësin e Tottenhamit mbetet më i ndërlikuar, për shkak të kërkesës prej 40 deri në 45 milionë euro dhe pagës së lartë të futbollistit.

