Inter konfirmon besimin te Chivu, kontratë deri në 2028

Pavarësisht humbjes së befasishme në Europë ndaj Bodø/Glimt, lidhja midis Inter dhe trajnerit rumun Cristian Chivu pritet të jetë afatgjatë. Drejtuesit e klubit, nën udhëheqjen e Giuseppe Marotta, kanë shprehur kënaqësi të plotë për performancën e tij, me Interin ende lider në kampionat dhe ende në garë për Kupën e Italisë. Si shpërblim për stabilitetin e treguar në sezonin e tij të parë në pankinën e klubit, Inter është gati të nënshkruajë me Chivu një rinovim kontrate deri në vitin 2028, me opsion për 2029, duke përfshirë edhe një rritje të merituar të pagës. Ky veprim tregon qartë se klubi e konsideron ish-mbrojtësin e tyre si personin ideal për të nisur një cikël fitues dhe të qëndrueshëm.

sfidanti.al