Inter, dëgjo Solksjaer: Sanchez? Si një divan i bukur që nuk shkon me sallonin tonë

Ole Gunnar Solskjaer e përjashton përfundimisht kthimin e Alexis Sanchez te Manchester United, ndryshe nga sa është publikuar në orët e fundit në media. Sulmuesi kilian ka kaluar te Interi në formë huazimi pa ndonjë të drejtë blerjeje, por klubi zikaltër mund të nisë gjithsesi bisedimet me Djajtë e Kuq për transferimin përfundimtar të Sanchez në Milano nëse kiliani do të përmirësohet në këtë fazë finale të sezonit me fanelën zikaltër.

Daily Star ka cituar fjalët e teknikut të Manchester United që e ‘ngel në klasë’ Alexis Sanchez

‘Sigurisht ka gjithnjë vend për lojtarët dhe personat e mirë-tha Solskjaer-të shohim cfarë do të bëjmë deri në fund të këtij sezoni, sepse mendojmë se skuadra është shumë e mirë. Mendojmë se jemi në rrugën e duhur për të arritur dicka. Sanchez? Ndonjëherë kur rregullon sallonin, mund të kesh një divan apo karrike të bukur por që nuk shkon me pjesën tjetër të dhomës’.

Sfidanti.al