Mbrojtësi i Paris Saint-Germain dhe i kombëtares së Marokut, Achraf Hakimi, ka ndërmarrë hapin e fundit ligjor për të shmangur daljen në gjyq lidhur me akuzën për përdhunim që rëndon mbi të.
Sipas raportimeve të ‘Le Parisien’, futbollisti ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Kasacionit, pasi më 19 qershor Gjykata e Apelit në Versajë konfirmoi vendimin për ta dërguar çështjen në Gjykatën Penale të departamentit Hauts-de-Seine.
Hakimi akuzohet nga një grua e re për një ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur më 25 shkurt 2023. Futbollisti i ka mohuar vazhdimisht akuzat, ndërsa tani shpreson që instanca më e lartë gjyqësore në Francë të rrëzojë vendimin për zhvillimin e procesit.

